Orari i punës : E hënë - e shtunë 9 am to 5 pm

Doganimi i shpejtë dhe efikas i mallit është parakusht i suksesit të biznesit tuaj

Doganimi i shpejtë dhe efikas i mallit është parakusht i suksesit të biznesit tuaj. Dokumentacioni doganor jo i plotë dhe i gabuar mund të shkaktojë ndërprerjen e transportit dhe të dorëzimit të mallit tuaj. Në segmentin e ndërmjetësimit doganor “FB-JORI” shpk mund t’ju ofrojë zgjidhje të cilat do të përshpejtojnë biznesin tuaj. “FB-JORI” shpk ka pas vetes një traditë të gjatë në ofrimin e sherbimeve të ndërmjetësimit doganor. Stafi ynë do t’ju ndihmojë që mallrat tuaja të kalojnë përmes procedurave të ndërlikuara të doganës, të shmangin shpenzime shtesë dhe çfarëdo lloj vonese në realizimin e proceseve të saja të punës, dhe të gjitha këto nëpërmjet disa veprimeve të ndryshme që nevojiten nga këto lloje sherbimesh që ofrojmë:

✓ Doganimi i mallrave (përgatitja e dokumentacionit për import/eksport, import/eksport i përkohshëm, mirmbajtja aktive dhe përpunimi nën mbikqyrjen doganore, reeksportimi i mallrave),
✓ Regjistrimi dhe vendosja e mallrave nën mbikqyrjen e doganës,
✓ Magazinimi doganor dhe doganimi sukcesiv i mallrave,
✓ Këshilla ekperte dhe udhëzime lidhur me normativën doganore dhe radhitjen e mallrave sipas Tarifës doganore,
✓ Përdorimi i procedurave të simplifikuara doganore dhe teknologjive informatike në veprimet doganore,
✓ Përfaqësimi në procesin e kontrollit shtesë dhe reklamacionet lidhur me dokumentacionet doganore,
✓ përgatitja e dokumentacionit për tranzit në pikat kufitare, ndërmjetësim në përgatitjen e kërkesave për të gjitha llojet e kontrolleve (sanitare, tregtare, veterinere, fitopatologjike)

Ju si ndërmarrës keni ëndrrën, kompania FB-JORI angazhohet me gjithë stafin profesional t’u kuptoj dhe ti ndërtoj financat dhe menaxhoj ato, që ju të keni suksesin e sigurt.