FB-JORI organizon trajnime me staf profesional për ndërtimin e janë Planë Biznesi të cilët kanë përvoje të gjer në përpilimin e planeve duke filluar nga sektori privat dhe deri tek ai institucionet publike. Misioni i kompanisë FB-JORI është që kandidatët që ndjekin trajnimin në Plan Biznes, pas certifikimit kandidatët të jenë të gatshëm për zhvillimin e panit të biznesit.
Nëse dëshironi të nisni apo zhvilloni biznesi tuaj, ejani tek FB-JORI, dhe realizoni ëndrrën tuaj.
Trajnimet e rregullta në FB-JORI zgjasin në 12 javë dhe janë te organizuara në gjashtë module:
✓ Formulimin e Misionit dhe Vizionit,
✓ Analizën W. O. T
✓ Qëllimin
✓ Konkurrencën
✓ Strategjinë e tregut
✓ Projektimin financiar
Në shoqërinë e sotme që një organizatë të jetë e suksesshme duhet që stafi i saj në shitje dhe marketing të jenë vërtetë talentuar dhe të mirë trajnuar. Trajnime në fushën e marketingut dhe shitjes ofrohen nga FB-JORI në mënyrë të vazhdueshme sipas specifikave të ndërmarrjeve dhe trendit të tregut. Trajnimet më të kërkuar të këtyre fushave shpjegohen më hollësisht më poshtë.
Trajnimet e rregullta në FB-JORI zgjasin 2 javë dhe janë të organizuara në ti module:
✓ Kujdesi ndaj Klientit
✓ Si të shitesh
✓ Aftësi komunikimi në telefon
✓ Trajnime i ankesave
✓ Marketingu
FB-JORI ka fokusin në zhvillimin e një etike pune duke ndjekur të vërtetën.
FB-JORI ofron trajnime të kontabiliteti praktik që ka për qëllim të ju njoh me metodat se si ti vini në praktikën njohuritë që keni marrë gjatë studimeve në kushte reale të biznesit.
Trajnimi nisë me kontabilitetin bazik si: regjistrimi i dokumenteve bazë të arkës , bankës, magazinës, shitjeve ,blerjeve, listë pagesave, ditarëve, formularëve të deklarimit të detyrimeve tatimore, bilanci dhe pasqyrave financiare.
Moduli i parë
- Njohja me faturat tatimore
- Plotësimi i DUD-IT
- Regjistrimi i blerjeve
- Regjistrimi i shitjeve
- Trajtimi i inventarit të magazinës
- Regjistrimi i veprimeve të arkës dhe bankës
- Regjistrimi i pagave
Moduli i dytë
- Llogaritë analitike dhe sintetike
- Ditari i veprimeve të ndryshme
- Regjistrimi i A. A. GJ. materiale dh jo materiale
- Pasqyra bilancit
- Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
- Pasqyra Cash – Flow dhe pasqyrat e ndryshme në kapital
Moduli i tretë
- Deklarimet elektronike të formularëve tatimorë: deklaratat mujore (WR, WM & CN), deklaratat tremujore ( IS, IL & IR) dhe vjetore (DP&DO).
Moduli i katërt:
- Praktikë në institucione financiare, po ashtu për gjithë kandidatët që nuk kanë rastin të dinë se si mbushen DUD-at Doganor ( DU,ED,EX,IM4,IM5,IM6,IM7,IM9 & T1) është një mundësi e mirë për të gjithë pasi për veç punës teorike dhe punën praktike.
*Në fund të çdo trajnimi të gjithë pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë